Haradinaj i propozon Kuvendit t’ia heqë kompetencat AKP-së mbi Pallatin e Rinisë

Aktuale December 22, 2017 - 08:50

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të merret vendim që t’i propozohet Kuvendit të Kosovës që t’ia marrë kompetencat mbi Pallatin e Rinisë, Agjencisë Kosovare të Privatizimit, njofton Klan Kosova.

“Është Pallati i Rinisë. Mosdefinimi i kompetencave e ka mbajtur në këtë gjendje. Komuna ka votuar që ta merrë në kompetencë “Pallatin e Rinisë” që dikur është ndërtuar me kontributin e qytetarëve të Prishtinës. Pra ne po hapim rrugën që t’i kthehet Komunës së Prishtinës”, ka thënë ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë.