Ky është fituesi përfundimtar i zgjedhjeve në Istog

Aktuale December 21, 2017 - 15:52

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare për rivotimin në Istog.

Me këto rezultate u konfirmua edhe një herë se Haki Rugova i LDK-së ka fituar ndaj Gani Dreshajt të AAK-së me një diferencë të ngushtë pre 14 votash.

KQZ ka treguar po ashtu, se në zgjedhjet e së dielës ishin 139 vota të pavlefshme, transmeton ‘Zëri.info’.

Ndërsa, 11 fletëvotime kanë qenë të zbrazëta si dhe 11 të tjera ishin dëmtuar.

Në fund, KQZ ka sqaruar edhe një herë se Haki Rugova ka marrë 10033 vota, ndërkaq Gani Dreshaj i AAK’së 10019. ‘Zëri.info’.