Zgjidhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës

Aktuale December 21, 2017 - 15:11

Në mbledhjen  e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, këshilltari nga radhët e AKR-së, Jeton Ujkani, është zgjedhur në raundin e tretë të votimit, më shumicën e votave të  këshilltarëve të pranishëm e që ishin 20 sish, kryesues i Kuvendit të Komunës.

Mbledhjen, që ishte e dyta me radhë e Kuvendit të Komunës, të dalë nga zgjedhjet e fundit, e kryesoi këshilltari më i vjetër, Gani Haliti.

Pasi u zgjodh kryesues, Ujkani premtoi se do ta kryej punën e vet në harmoni me ligjin dhe rregulloret e KK-së dhe se do të jetë bashkëpunues me të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës, transmeton Klan Kosova.