Serbia thotë se s’do ketë ndryshim në formatin e dialogut me Kosovën

Aktuale December 21, 2017 - 11:45

Ende nuk dihet se kur do të fillojë faza përmbyllëse e dialogut Kosovë-Serbi, ani pse është thënë se mund të ketë ndryshim të formatit një gjë e tillë është mohuar nga pala serbe.

Kryetarja e Qendrës për Politikë të Jashtme, Aleksandra Joksimoviq, ka thënë e nuk do të ketë ndryshim në formatin e dialogut në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se përveç gatishmërisë së Rusisë për t’u bashkuar në dialog, nëse veç bashkohet edhe SHBA-ja siç është kërkuar nga Kosova, nuk ka diçka tjetër, transmeton lajmi.net.

Joksimoviq thotë për Tanjug, se negociatat duhet të vazhdojnë dhe se është i mirëpritur ndikimi i fuqive të mëdha për të ndihmuar normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve të përfshira në dialog.

Kujtojmë, se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me të ardhur në krye të Qeverisë, ka kërkuar që SHBA të përfshihet në dialogun me Serbinë pasi deri më tani nuk ka pasur implementim të marrëveshjeve siç duhet nga asnjëra palë.

Nga ana tjetër, Serbia ka kërkuar nga Rusia t’i bashkohet dialogut nëse SHBA është e gatshme për një gjë të tillë.