Partitë nuk respektojnë ligjet e tatimit

Aktuale December 21, 2017 - 09:58

Në bazë të të gjeturave të auditorit thuhet se asnjë parti në Kosovë nuk ka një zyrtar të certifikuar si kontabilist me standardet e aplikueshme në Kosovë, dhe as nuk e udhëheq kontabilitetin sipas standardeve të nevojshme.

Po ashtu sipas të gjeturave, thuhet se asnjë parti nuk i respekton ligjet e tatimit, pasi nuk ua paguajnë tatimet në paga punëtorëve, transmeton 'Zëri.info'. 

Në Kosovë partitë politike duhet të kenë vetëm një llogari bankare por kanë deri në 20 llogari të tilla.

Këtë gjë e ka theksuar përmes një statusi në rrjetin social 'Facebook' edhe Albert Krasniqi nga KDI.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Per me ngushtu pak shkalles e asaj se qysh jane duke qeverisur me vendin partite politike, mjafton me pa sesi ato menaxhojne me financat e partive te tyre. Disa prej gjetjeve te auditoreve jane keto:

– Asnje parti politike nuk ka nje zyrtar te certifikuar si kontabilist me standardet e aplikueshme ne Kosove, dhe as nuk e udheheq kontabilitetin sipas ketyre standardeve;

– Asnje parti politike nuk ka kryer audtim te brendshem dhe vetem nje ka dhene mundesine ne statut qe te kete kontroll te brendshem, por qe nuk ka asnje raport;

– Shume parti politike nuk i respektojne ligjet e tatimit, pasi nuk ua paguajne tatimet ne paga punetoreve. Me gjithe keto shkelje, partite politike asnjehere nuk kane pasur auditim nga ATK-ja;

– Partite politike duhet ta kene vetem nje llogari bankare. Ato kane deri ne 20 llogari te tilla.

– Te gjihte formularet financiar te dorezuar ne KQZ kane qene teknikisht te keqplotesuar. Secila parti politike ka mundur te dorezoj ne KQZ cfaredo raporti, pasi ky institucion nuk ka kontrolluar raportet, nuk ka kthyer mbrapa per moskompletim te dokumentacionit, si dhe nuk kane fonksionuar ndeshkimet.

Edhe pse ky aduditim eshte mjaft i manget, pasi nuk ka mundur te verifikoi konfliktin e interesit ne mes te donatoreve te partive poltike dhe operatoreve ekonomik qe marrin tendere ne institucionet publike, prap se prap eshte e mjaftueshme me kuptu per mungesen e kapaciteteve te tyre dhe nivelin e ulet te pergjegjesise per parane publike. Po flasim per partite politike qe qeverisin ne emer tone, manxahojne me buxhetin e shtetit dhe pervec pagave, marrin edhe nja 4.2 milion eruro cdo vit.