Kusari-Lila: Alternativa është e hapur për Dardan Molliqajn

Aktuale December 20, 2017 - 23:45

Kryetarja e Alternativë Mimoza kursi – Lila, ka thënë se subjekti politik, të cilin ajo e drejton është i hapur për të gjithë veprimtarët politikë dhe ata që duan të merren me politikë, përfshirë këtu edhe Dardan Molliqajn.

Kusari – Lila në RTV Dukagjini, ka treguar se 'Alternativa' është e hapur për të gjithë ata që e shohin një formë evropianë dhe institucionaliste në veprimtarinë dhe orientimin politik.

“Kur po e dëgjoj kryetarin e LDK-së, kur po thotë se ata janë alternativa e vetme qeverisëse, po e pyes se mos e ka fjalën për Alternativën tonë”, ka thënë Kusari – Lila.