Pantina: Me gjyqtarë si Kalludra nuk luftohet krimi e as korrupsioni

Aktuale December 20, 2017 - 21:55

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me shprehjen e paknaqësive lidhur me gjyqtarin Beqir Kalludra, që ka në dorë çështjen e katër deputetëve të kësaj partie, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, si dhe Faton Topallit, vendimi për të cilët pritet të merret me 29 dhjetor. Ata po përgjigjen para organeve të drejtësisë për hudhjen e gazit lotësjellës në seancat e kuvendit të Kosovës.

Është deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina, e cila pak çaste më parë ka fajësuar Kalludrën për servilitet ndaj pushtetit, duke thënë se me gjyqtarë si ai, nuk mund të luftohet as krimi e as korrupsioni, shkruan Gazetametro. 

Gjeni pa ndërhyrje ragimin e Pantinës:

Jane gjyqtaret si Beqir Kalludra qe ne mungese dije e si pasoja e servilitetit te skajshem ndaj pushtetit e kane katandisur sistemin gjyqesor ne gjendjen cfare eshte sot. Me Gjyqtare te tille as nuk luftohet krimi e korrupcioni e as nuk liberalizohen vizat. Uroj qe ne sistemin tone te drejtedise te kete sa me pak gjyqtare si Kalludra, drejtesia do mbizotroj kur te Tillet mos ta ndajn ate.

Liri per te burgosurit politike!