Kryesia nis mbledhjen, pritet të caktohet seanca e radhës

Aktuale December 20, 2017 - 14:25

Kryesia e kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen para pak minutash,  meqë kishte dështuar ta mbajë dje (në mungesë të kuorumit), raporton zeri.info.

Në këtë mbledhje nuk janë prezentë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesia sot pritet ta caktojë seancën e radhës, ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të adresohet para deputetëve të Kuvendit, raporton "Zeri.info".

Po ashtu, si pikë e rendit te ditës është edhe shqyrtimi i dytë i projektbuxhetit për vitin 2018.

Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancat plenare të radhës:

2.1. Adresimi i Presidentit të Republikës së  Kosovës, Hashim Thaçi,  deputetëve të Kuvendit të Republikës  të Kosovës.

2.2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.