Ja çfarë thotë Veseli për Demarkacionin

Aktuale December 20, 2017 - 14:20

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka dashur të tregoj nëse ka arritur që të mbledh vota të mjaftueshme të deputetëve të tij për ta votuar Marrëveshjen e Demarkacionit në Kuvend, raporton “Zeri.info”.

Veseli ka thënë se, për çështjen e Demarkacionit do të punohet akoma në këtë drejtim.

“Do të ecim përpara do të gjejmë rrugëzgjidhje, por e rëndësishme për ne është të punojmë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai, raporton “Zeri.info”.

Këto komente Kadri Veseli i bëri gjatë pranimit të raportit të punës 100 ditore të Qeverisë, të cilin ia dorëzoi vet kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj. /ZËRI/