Haradinaj i dorëzon Thaçi raportin për 100 ditshin

Aktuale December 20, 2017 - 13:28

Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka dorëzuar raportin e punës 100 ditore presidentit të vendit Hashim Thaçit.

Thaçi me këtë rast ka thënë se e vlerëson lartë punën 100 ditore të qeverisë, raporton “Zeri.info”.

“Faleminderit shumë kryeministër unë e vlerësoj larë punën që kë bërë në këto 100 dite për angazhimin tuaj. Unë dua të besoj që vendi po ec në drejtim të duhur me trendin dhe dinamikën e duhur kështu që u jam mirënjohës për punën”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se vlerëson lartë marrëveshjen e nënshkruar për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”.

“Mund të them që nuk ka lajm më të mirë për Kosovën sesa në këtë 100 ditor të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, një realitet që ky projekt do të jetë mesazh për investitorët. I uroj punë të mbare dhe suksese në të ardhmen”, tha Thaçi, raporton “Zeri.info”.

Kurse kryeministri Haradinaj tha se, ndjehet i kënaqur që sot po e dorëzon këtë raport të punës që është bërë në këto 100 ditë.

“I nderuar president e kam nderin që në emër të Qeverisë t’ju prezantoj raportin 100 ditor. Janë të veçuara disa punë të kryera pasi ka shumë më shumë. Raporti përfshinë edhe nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Ai ka kujtuar kur i ka dorëzuar raportin 100 ditor edhe presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. /ZËRI/

Image