Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Aktuale December 20, 2017 - 12:53

Para pak çastesh ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, raporton “Zeri.info”.

Nga objekti i KEDS-it ku fillimisht ishin mbledhur qytetarët, protestën e tyre e vazhduan drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Institucionet shtetërore ishin përkujdesur për çdo gjë nga kjo protestë, pasi që kishin vendosur shumë policë rreth ndërtesës së Qeverisë, raporton “Zeri.info”.

Por, qytetarët nuk i pengoi kjo gjë dhe ata para Teatrit Kombëtar vazhduan protestën e tyre.

Një qytetare, pjesëtare e organizimit të protestës, mbajti fjalim para Teatrit Kombëtar, e cila tha se tani e tutje qytetarët nuk duhet të paguajnë asnjë cent më shumë për energjinë elektrike, raporton “Zeri.info”

“Pak ka qenë që kemi paguar për veriun tash edhe për kompani private. Tash jemi mbledh për të treguar se s’do të paguajmë asnjë centë ma shumë”, tha ajo në përfundim të protestës.  /Zeri/

Image

Image

Image