Mikullovci e quan ‘cirkus’ seancën e deputetëve të Vetëvendosjes

Aktuale December 20, 2017 - 12:46

Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci në pazuën e seancës ndaj gjykimit të deputetëve të partisë së tij ka thënë se i tërë gjykimi është politik dhe sipas tij e tërë kjo është një ‘cirkus’, raporton “Zeri.info”.

“Unë kam ardhur me përcjellë seancën por më tepër kam ardhur për gjykatsin sesa për deputetet Albinin, Donikën, Albulenën, e Fatonin. Kam pas nderin të ha drekë me Hamz Jasharin e Zahir Pajazitin, dy heronjët tanë, por që nuk e kam ditur kush janë, e sot kom ardhur me pa një gjykatës që njerëzit i dërgon në burg për pikë qejfi”, ka thënë Mikullovci.

Ai tha gjithashtu se pas takimit me Kalludrën tërë procesin e gjyjkimit e konsideron një cirkus e farsë, si dhe tha se “gjykimi duhet të ndërprehet patjetër sepse është gjykim politik”.

"Mu duk një cirkus, një komedi dhe një farsë që në teatrin tim nuk do ta lejoja”, tha ai/ZERI