Reçica: Do të përkujdesemi për familjet që se kanë askënd të punësuar

Aktuale December 19, 2017 - 21:35

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, deklaroi se do të përkujdeset për gjithë ata që duhet t’i gëzojnë të drejtat në bazë të skemave sociale t’i përmbush kërkesat e tyre.

Megjithatë ministri Reçica tha se në kuadër të agjendes tyre politike kanë paraparë që ta ngrisin nivelin e punësimit si njëra ndër shtyllat që e fuqizon shtetin.

Sipas Reçices prioriteti tyre do të jetë punësimi i një anëtari të secilës familjes që nuk e ka asnjë të punësuar, vetëpunësimi dhe trajnimi professional.

Ai më tutje tha se në skemat sociale janë 22 mijë familje që se kanë asnjë të punësuar po që gëzojnë mbështetje me asistenc sociale. /Lajmi.net/