“Bajram Hasani ministri më i suksesshëm në 100 ditët e para të Qeverisë Haradinaj”

Aktuale December 19, 2017 - 21:15

100 ditët e para të një qeverie gjithmonë janë në llupën e të gjithëve.

Nga 21 ministri sa ka qeveria Haradinaj, është ajo e Tregtisë dhe Industrisë që mbahet mend për vendime konkrete që sjellin përfitime për vendin. Udhëheqësi i këtij dikasteri Bajram Hasani. Ndër të tjera ndali hovin shtetit serb në eksportin e miellit në Kosovë.

Prodhuesit kosovar të miellit, me vite të tëra u ankuan për diskriminim që po u bëhej në tregun vendor, dhe kushtet e vështira për eksportin e tij.

Importi i miellit nga Serbia që për vite të tëra në Kosovë po importohej me çmime më të ulëta se sa vlera e çmimit të tregut, respektivisht nën koston e prodhimit, rrezikonte industrinë prodhuese të miellit në tërë Kosovën.

Një shpresë për punën e që ata po e bënin, u dha këtë fundvit ministri i posa ardhur në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Ndër vendimet e para të ministrit Hasani ishte vendosja e tarifës prej 0.04 centëve për importuesit e miellit nga Serbia, duke mbrojtur kështu prodhuesin shqiptarë.

Ky vendim u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga prodhuesit, të cilët u shprehen se tani po nisin ta njohin dorën e shtetit në punën e tyre.

Por ministri Bajrami nuk ndaloi me vetëm këtë vendim.

Jave më vonë ministria e tij sponsorizoi një ligj që gjithashtu ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme për popullin e Kosovës.

MTI sponsorizoi ligjin për stopimin e privatizimit të tokave bujqësore të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ndiqeni kroniken e plotë. /TribunaChannel/