Kryeministri sllovak: Ballkani do të ndizet përsëri

Aktuale December 19, 2017 - 16:48

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se është e rëndësishme që të ofrohet perspektivë evropiane për disa vende në Ballkan.

Ai ka thënë se Ballkani rrezikon që të ndizet përsëri dhe ka shtuar se perspektiva evropiane është më së e nevojshme pasi që nervozizmi në rajon do të shkojë duke u rritur, shkruan B92, përcjellë Klan Kosova.

Këto deklarata Fico i ka bërë pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.