Kryesia nis mbledhjen, ky është rendi i ditës

Aktuale December 19, 2017 - 16:18

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen para pak minutash,  raporton zeri.info.

Në rend dite ndër të tjera është   adresimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para deputetëve të Kuvendit të Republikës  të Kosovës.

Po ashtu, si pikë e rendit te ditës është edhe shqyrtimi i dytë i projektbuxhetit për vitin 2018, raporton "Zëri".

Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancat plenare të radhës:

2.1. Adresimi i Presidentit të Republikës së  Kosovës, Hashim Thaçi,  deputetëve të Kuvendit të Republikës  të Kosovës.

2.2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.