Rusia vazhdon ta kundërshtoj Kosovën, përkrahje të gjithanshme ndaj Serbisë

Aktuale December 19, 2017 - 13:48

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror është takuar sot me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq me të cilin kanë diskutuar edhe për Kosovën.

Daçiq e ka falenderuar Lavrovin për mbështetjen e fortë dhe të qëndrueshme të integritetit territorial të Rusisë karshi sovranitetit të Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që Rusia të vazhdojë të shkëmbej informacione dhe të koordinoj aktivitetet në çështjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

LEXO EDHE: Kosova pikë diskutimi e takimit Putin-Vuçiq

Ai ka shtuar se në periudhën e ardhshme Serbia do t’i kushtojë vëmendje forcimit të bashkëpunimit ekonomik me Rusinë në mënyrë që të përfitojë nga marrëveshja e tregtisë së lirë.

Ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë vlerësuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të larta dhe se bashkëpunimi po zhvillohet në të gjitha drejtimet.