Kryeministrja serbe kërkon siguri nga Mogherini për formimin e Asociacionit

Aktuale December 18, 2017 - 21:16

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në takimin që ka pasur me Mogherinin ka deklaruar se rruga drejt Bashkimit Evropian, është shumë e rëndësishme për shtetin serb.

Në takimin që pati me përfaqësuesen e BE-së, kryeministrja serbe theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, por që të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndëisshëm për ne, dhe ai duhet të intensifikohet. Për Serbinë është me rëndësi të madhe që të sigurohet formimi i Asociacionit, dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha Brnabiq, transmeton lajmi.net

Kurse, Mogherini deklaroi se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për perspektivën evropiane të rajonit, dhe do të duhet përshpejtim i të gjitha proceseve.

LEXO EDHE: Nis takimi i përbashkët i kryeministrave ballkanas me Mogherinin

Mogherini sonte ka organizuar një darkë joformale me të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim po merr pjesë edhe kryeministri Haradinaj, i cili deklaroi se ka pasur bisedë miqësore me Mogherinin.

Ai shtoi se Kosova do ta marrë atë që meriton.