Pantina: Mbledhja e Këshillit të VV-së ishte e ngutshme, është dashur të thirrej pas lirimit të Albinit

Aktuale December 18, 2017 - 19:23

Letra e deputetit Albin Kurti nga burgu i Lipjanit, e lexuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka tingëlluar si një adresim unifikues për anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu mendon deputetja e kësaj partie, Shqipe Pantina.

Në Info Magazine, në Klan Kosova ajo tha se letra nuk ishte unifikuese.

“Por, dua të besoj që Albin Kurti nuk i ka të gjitha informatat, por ka informata të pjesshme”.

Pantina foli edhe për papajtueshmërinë e saj për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe pohoi se ka pakënaqësi edhe për interpretimin e statutit të Lëvizjes në këtë mbledhje.

“Mendoj që mbledhja ishte e ngutshme. Këtë diskutim do të duhej ta bënim kur të lirohej Albini”.

“Për mua ishte e pakuptimitë marrja e vendimit vetëm për zgjedhjet për kryetar dhe jo për pjesën tjetër të strukturës”.

“Statuti është interpretuar vetëm pjesërisht, pasi nëse shpallen zgjedhjet duhet të shpallen për të gjitha organet – e jo vetëm për një pozitë të caktuar”.