Gecaj i kundërpërgjigjet zëvendëskryeministrit Jevtiq

Aktuale December 18, 2017 - 17:36

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeminsitrit njëherësh edhe ministër për Kthim dhe Komunitete nga radhët e Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, i cili në një intervistë ka thënë se e përkrahë Gjykatën Speciale, pasi siç ka thënë ai, nuk të jetë fajtore vetëm Serbia, shkruan “Zeri.info”.

Gecaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar pas kësaj deklarate duke thënë se, Gjykata Speciale është formuar për raste individuale, derisa iniciator institucional ekskluziv i të gjitha vuajtjet në territorin e ish-Jugosllavisë është pikërisht shteti i Serbisë.

Reagimi i plotë i Gecajt:

ZËVENDËSI I HARADINAJT BARASPESHON FAJIN

Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq paska deklaruar se përkrahë Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij nuk mund të jetë vetëm Serbia fajtore!

Jo zëvendës i Ramush Haradinajt Jo!

Gjykata Speciale është formuar për raste individuale, derisa iniciator institucional ekskluziv i të gjitha vuajtjet në territorin e ish-Jugosllavisë është pikërisht shteti i Serbisë - nuk ka vend për krahasime në këtë mes fare!