Ky është reagimi i parë i Isa Mustafës pas fitores së Haki Rugovës

Aktuale December 18, 2017 - 17:07

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar pas fitores së Haki Rugovës në Istog, shkruan “Zeri.info”.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se vullneti i qytetarëve është përgjegjësi për LDK-në dhe se sipas tij, me fitoren e Rugovës, partia që ai udhëheq prinë në vend.

LEXO EDHE: Osmani kërkon burgim për 'abuzuesit e votës' pas fitores së LDK-së

 

Postimi i plotë i Mustafës:
 

Lidhja fitoi në Istog, ka marrë më së shumti vota për asambletë komunale, ka më së shumti Komuna që do t’i mirëqeverisë bashkë me qytetarët!

Vullneti i qytetarëve përgjegjësi për LDK-në.

Përulësisht FALEMINDERIT!

#LidhjaFitoië