Dreshaj befason me këtë deklaratë pas humbjes

Aktuale December 18, 2017 - 16:53

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, i cili sipas KQZ-së e humbi garën për kryetar nga Haki Rugova i LDK-së për vetëm 14 vota, e ka dhënë komentin e parë për "Zeri.info".

Ai në një prononcim për Gazetën Zëri ka thënë se nuk do ta pranoj këtë rezultat dhe do të ankohet.

“Nuk e pranoj rezultatin, nuk ka mundësi që t'i ketë vetëm 14 vota më tepër”, ka thënë shkurt Dreshaj për "Zërin". /ZERI