Kryesia mblidhet nesër, vendos për seancën ku Thaçi i adresohet deputetëve

Aktuale December 18, 2017 - 16:34

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 16:00.

Në rend të ditës për këtë mbledhje është caktimi i seancës ku presidenti i vendit, Hashim Thaçi do t’i adresohet deputetëve ashtu si edhe seanca për shqyrtimin e dytë të projektligjin për buxhetin e Kosovës.

Më poshtë rendi i ditës së kësaj mbledhje:

 R e n d i  i  d i t ë s

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

Përgatitjet për seancat plenare të radhës:

2.1. R e n d i  i  d i t ë s

Adresimi i Presidentit të Republikës së  Kosovës, Shkëlqesia e Tij, zotëri Hashim Thaçi,  deputetëve të Kuvendit të Republikës  të Kosovës.

2.2. R e n d i  i  d i t ë s

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.