Jevtiq: Lista Serbe nuk i bllokon institucionet

Aktuale December 18, 2017 - 16:04

Ministri për kthim dhe komunitete, Dalibor Jevtic, ka thënë për gazetën “DW” se lista serbe nuk ka hyrë në Qeverinë e Kosovës për ti bllokuar institucionet qeveritare të vendit.

Në këtë intervistë për këtë medium, Dalibor Jevtic tha se është e vërtetë që ka kontakte edhe me Beogradin mirëpo sipas tij vendimet e saja Lista Serbe i merr në mënyrë të pavarur.

“Kur vendosëm të hyjmë në qeveri, në Beograd kishin mendime tjera, mirëpo prapë se prapë ata i përkrahen vendimet tona”

Jevtic shtoi se nga dita e parë e Qeverisë Haradinaj ata  në bashkëpunim kanë filluar të zgjedhin shumë probleme, dhe se refuzimi i bashkëpunimit mes tij dhe Haradinajt nuk qon në zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve.

I pyetur se a do ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës, ai u përgjegj se kjo pyetje duhet të shtrohet në Beograd dhe jo këtu.

“Mendoj që kryesore janë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve ,se cka do të ndodhë në të ardhmen un nuk e di ,sepse ka shumë probleme të pazgjidhura, e që duhet të zgjidhen.