Ambasadorja Vlora Çitaku nderon dëshmorët amerikanë

Aktuale December 16, 2017 - 20:12

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, së bashku mijëra njerëz kanë nderuar dëshmorët amerikanë në prag të festave të fundvitit.

“Çdo vit, dhjetëra mijëra Amerikan, organizohen vullnetarisht, dhe në prag të festave të fundvitit vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve”, ka shkruar ajo në profilin e saj zyrtar në rrjetin social "Facebook".

“Sot, bashkë me Lendita Haxhitasim, Besianë Musmurati dhe Modesta Imeri nga Ambasada e Kosovës, u bashkuam në këtë aktivitet”, shkruan tutje ambasadorja Çitaku.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku: 

Çdo vit, dhjetrëra mijëra Amerikan, organizohen vullnetarisht, dhe në prag të festave të fundvitit vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve.

Sot, bashkë me Lendita Haxhitasim, Besianë Musmurati dhe Modesta Imeringa Ambasada e Kosovës, u bashkuam në këtë aktivitet.

Pamë gra e burra, të rritur e fëmijë. Shumë prej tyre kishin udhëtuar me kilometra vetëm për të qenë sot aty. Aty ku pushojnë heronjtë.

Jo secili hero sot ka familjarë e të afërm që kanë mundur të udhëtojnë. Por në Arlington sot pati lule e nderim për secilin.

Për më pak se tri orë, secili gurë në Arlington ( mbi 400.000 ) u vesh me kurorë lulesh. Para secilit varr pati përkulje.

Shpresoj që një ditë të shoh dicka të tillë edhe në Kosovë.

Image

Image

Image

Image

Image

Image