Plani i Qeverisë për të rritur punësimin dhe prodhimet vendore

Aktuale December 16, 2017 - 18:25

Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik ka mbajtur sot takimin e tetë me radhë dhe të parin në mandatin e Qeverisë Haradinaj.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, ka njoftuar se së bashku me kryeministrin Haradinaj kanë treguar përkushtimin për t’i realizuar disa nga prioritetet e Qeverisë.

“Bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj treguam përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që gjatë mandatit tonë do t’i realizojmë top prioritetet tona që janë përmirësimi i mjedisit afarist, mbështetja e prodhimit vendor dhe rritja e punësimit”.

“Qëllimi i këtij këshilli është që të krijojmë një mekanizëm funksional të dialogut publiko privat, duke punuar për përmirësimin e mjedisit afarist, mbështetjen e prodhimit vendor dhe rritjen e punësimin që janë disa nga top prioritetet e qeverisës”, ka shkruar Hasani në llogarinë e tij në facebook.

Sipas Hasanit disa prej ligjeve që do të dërgohen në kuvend do të ndikojnë në rritjen e të bërit biznes.

“Pas marrjes së mandatit tonë qeverisës kemi dërguar në Qeveri e Kuvend disa ligje shumë të rëndësishme të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mjedisin e të bërit biznes, mbështetjen e prodhuesit vendor, dhe rregullimin e tregut të brendshëm në vendin tonë. Unë si koordinator i këtij këshilli kërkojë mbështetjen e të gjithë akterëve në mënyrë që të zhvillojmë objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hyseni në Facebook. /Insajderi/