Haziri ka lajme të mira për disa fshatra të Gjilanit

Aktuale December 16, 2017 - 16:37

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 800 mijë euro për asfaltimin e rrugëve të tri fshatarëve.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë fshatrat Çelik, Pidiq, Bresalc, Llashticë, Zhegër, Velekincë dhe Selishtë

“Në kuadër të kësaj shume që e investon Komuna e Gjilanit parashihet investimi i rrugëve kryesore, ndërsa në fshatrat e mëdha si në Zhegër dhe Bresalc do të ndërtohen dhjetë rrugë lokale të brendshme, duke përfshirë edhe rrugët në lagjen e “Makiqëve” në Bresalc.”, ka shkruar Haziri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".