Isa Mustafa: Fitorja në Istog triumf ndaj atyre që manipuluan

Aktuale December 15, 2017 - 22:46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa së bashku më bashkëpartiakët e tij e kanë përmbyllur fushatën në Istog, njofton Klan Kosova.

“Fitorja e LDK-së në Istog është triumf përfundimtar i të drejtës ndaj atyre që manipuluan me vota dhe nuk kanë lënë gjë pa bërë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

“Njerëzit e mirë të Istogut nuk kanë kohë për të humbur dhe nuk bëjnë eksperimente me të ardhmen e vet. Fitore”!

Istogu voton të dielën për të tretën herë, ndërsa në garë për të parin e qytetit janë Gani Dreshaj i AAK-së dhe Haki Rugova i LDK-së.