Lajçi: Demarkacioni do të rrëzohet në Kuvend (Video)

Aktuale December 15, 2017 - 18:42

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi në një intervistë për Telegrafin ka thënë marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të shkojë sa më parë në Kuvend dhe të rrëzohet nga deputetët.

Lajçi tha se qytetarët duhet t’i besojnë Kuvendit të Kosovës dhe kjo marrëveshje duhet të kthehet në pikën zero.

“Jo vetëm ky Komision por edhe i kaluari e kanë vërtetuar që është vijë e gabuar. Kjo Marrëveshje do të bjer, nuk do të votohet, kjo vetëm është Marrëveshje e rrëzuar”, tha ai.

Lajçi më tutje tha se demarkimi duhet të kryhet, por jo sipas kësaj marrëveshje.

Sipas tij, Qeveria nuk do ta dërgoj Marrëveshjen për demarkacionin në Kuvend derisa t’i sigurojë numrat.