Bëhuni gati, të dielën ndryshon moti, ja çfarë temperaturash do të mbretërojnë në Kosovë

Aktuale December 15, 2017 - 17:38

Do të mbajë mot kryesisht i vranët . Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s (të shtunen).

Të dielen vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit me origjinë nga veriu të cilat do të karakterizojnë një mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.