Jevtiq: Fëmijët e serbëve në Kosovë duhet të mësojnë gjuhën shqipe

Aktuale December 15, 2017 - 13:34

Serbët dhe kosovarët duhet të ndërtojnë besim të ndërsjellë, si dhe fëmijët e serbëve të Kosovës duhet të mësojnë gjuhën shqipe në mënyrë që të sigurojnë komunikim më të mirë në të ardhmen thotë Ministri për Kthim dhe Komunitete , Dalibor Jevtiq.

Jevtiç shtoi se mësimi i gjuhës shqipe nga serbët e Kosovës është një nevojë e pashmangshme shkruan “blic.rs” ku citohet intervista e tij për BIRN, transmeton Lajmi.net.

“Shqiptarët që janë në shkolla të mesme si dhe ata që janë më të moshuar kanë njohuri mbi gjuhën serbe, gjë që nuk ndodhë me popullatën serbe dhe kjo duhet të ndryshoj”, shprehet Jevtiq.

Ai shtoi se përvoja e ka mësuar që zhvillimet dhe jetën e përditshme të qytetarëve ta vë gjithmonë para politikës.

Kjo sjellje ka qenë në të mirë tonën shtoi ai ngase kohëve të fundit nuk janë raportuar incidente me vrasje mes dy komuniteteve .

Dhe nëse vazhdojmë në këtë drejtim u shpreh ai, do ta krijojmë një të ardhme më të ndritur dhe do ti tejkalojmë stereotipet e krijuara, përfundon Jevtiq.