Molliqaj godet Kurtin dhe Sveçlën: Kanë flirtuar me PDK-në

Aktuale December 14, 2017 - 22:49

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka treguar detaje të përplasjes së tij me Albin Kurtin, teksa ka folur për përçarjen e partisë së tij, që u zbulua pas shpërthimit të një skandali të brendshëm në VV.

Ai ka akuzuar Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën se kanë filtruar me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Xhelal Sveçla ka thënë vet se është i gatshëm që të bëj koalicion edhe me PDK. Kjo është deklarate publike. Ai ka thënë se këtë mund ta bëjë pa marr vendim struktura drejtuese. Kjo për mua është e papranueshme”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se edhe një filtrim me PDK’në është bërë në Gjilan. Këtë sipas Molliqaj e ka bërë Kurti me deklarimet e tij.

“ Kjo neve na kushtojë shumë. Ne morëm më pak vota në rundin e dyte se sa kishim në të parin, po flas për zgjedhjet e fundit që janë mbajtur.

Molliqaj ka thënë se për krejt këto çështje duhet të flitet dhe të sqarohen në detaje.

Molliqaj tutje ka shtuar se për të kjo gjë është e papranueshme, dhe se ai vetë asnjëherë nuk do të pranojë të bëjë koalicion me PDK-në.

“Asnjëherë sa të jem në politikë qoftë në VV qoftë diku tjetër nuk jam gati për të bërë koalicion me PDK-në para se PDK të shkojë njëherë në opozitë. Këtë e kemi diskutuar edhe në Këshillin e Përgjithshëm”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.

Ai ka shtuar se ka pasur një takim pas dështimit të VLAN-it me Albin Kurtin i cili i kishte thënë që duhet ta diskutojnë çështjen e koalicionit me PDK-në sepse perëndimi po na thotë se konstantja e qeverisjes është PDK ndërkaq variabla ndryshon herë LDK herë partitë e tjera.