Durmishi: Rrej Dardan, rrej!

Aktuale December 14, 2017 - 22:11

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të deputetit të VV-së, Dardan Molliqaj, që i bëri në një intervistë televizive.

Durmishi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Molliqaj është duke gënjyer.

Postimi i plotë i Durmishit:

“Rrej Dardan rrej sa të mundesh e mos u ndal. E ke gjetë edhe vendin ku me rrejt, pikërisht aty ku e nise te Batoni. More Dardan po 35 faqe të shkruara i ke pas nga Albini dhe ti ishe ai që kurr nuk e ke lejuar të diskutohet në asnjë forum të Lëvizjes. Tash po viktimizohesh skajshmërisht. E gërditshme!”(sic.), ka shkruar Durmishi.