Molliqaj ka një porosi për aktivistët e VV-së

Aktuale December 14, 2017 - 21:30

Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes në emisioni “Zona B”, të Klan Kosovës i është drejtuar me një mesazh aktivistëve të VV-së.

Molliqaj ka marrë shembull një anekdotë mes fëmijëve dhe nënës, në këtë rast fëmijët janë aktivistët dhe nënë është VV-ja.

Sipas tij aktivistët e VV-së janë duke e shtrënguar aq shumë Vetëvendosjen saqë mund ta mbysin atë.

“Ajo cfarë do të them unë sot do të jetë e cuditshme i kuptojë aktivistët e VV-së, une e di që VV e cilësojnë si shpresë dhe zgjidhjen të duhur në Kosovë”, tha ai

“Unë nuk mendoj që i kanë bërë mirë Vetëvendosjes. Dashuria e nënës ndaj foshnjës është shumë e madhe mirëpo aq shumë e ka shtrënguar e ka mbytur. Andaj unë ju bëjë thirrje aktivistëve të VV që të kenë kujdes sepse mund ta mbysin VV-në”, ka deklaruar ai