Betohet Goran Rakiq, por jo në 12:44 (VIDEO)

Aktuale December 14, 2017 - 20:09

Goran Rakiq planifikoi që betimi i tij dhe asambleistëve të komunës në veri të Mitrovicës ta ketë një simbolikë.

Ata deshën të kryejnë këtë ceremoni në orën 12:44 minuta që simbolizon rezolutën e kombeve të bashkuara për Kosovën, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, ata u vonuan dhe nuk e realizuan qëllimin. Edhe nënshkrimet i vendosën në dokument të Republikës së Kosovës.