A i ka bërë ndonjë anëtarë i VV-së kërkesë Beqir Kalludrës për ta takuar Albin Kurtin, kjo është përgjigja e tij

Aktuale December 14, 2017 - 19:29

Gjyqtari Beqir Kalludra ka refuzuar të flas në lidhje me atë se a ka pasur ndonjë kërkesë nga anëtarët e Vetëvendosjes për ta takur deputetin, Albin Kurti.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic”, Kalludra nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështje.

“Ju lutem shumë, natën e mirë”, ka thënë shkurt ai.

Ndërkohë, mbrëmë i ftuar në një debat televiziv ishte deputeti Liburn Aliu për folur për zhvillime e fundit në Vetëvendosje.

I pyetur nga moderatori se a kanë tentuar ndonjëri nga anëtarët e Vetëvendosjes të shkojnë dhe ta takojnë Kurtin pas kësaj përçarje që i ka ndodhur Lëvizjes ai ka thënë se personalisht jo dhe nuk e di për të tjerët.

Mes tjerash Aliu ka shtuar se kjo gjë edhe mund të jetë e vështirë të realizohet pasi që gjykatësi Beqir Kalludra po shihet si person i cili po përndjekë Lëvizjen Vetëvendosje, madje ai ka përmendur rastin se si i kishte dënuar aktivistët e VV-së pa fajë e njëjten gjë e ka bërë edhe me Albin Kurtin e Donika Kadaj- Bujupi.

Ndryshe Seanca e radhës u caktua më 20 dhjetor.

Kurti e Kadaj ishin arrestuar më 27 nëntor pasi kishin shkelur masën e arrestit shtëpiak.