Gjuriq përgëzon Listën Serbe, por jo edhe Iniciativën Qytetare që doli e para në Kllokot

Aktuale December 14, 2017 - 15:34

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka përgëzuar sot Listën Serbe dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në fitoren bindëse të tyre në shumicën e komunave serbë në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë.

Këtë deklaratë ai e ka bërë pas publikimit të rezultateve të certifikuara të KQZ-së për komunën e Kllokotit, ku fitues është Bozhidar Dejanoviq nga iniciativa qytetare, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, ai nuk ka komentuar fare fitoren e tij në këtë komunë, duke përgëzuar vetëm Listën Serbe që ka dalë e para në komunat tjera me shumicë serbe.