Rakiq betohet si kryetar i Mitrovicës së Veriut

Aktuale December 14, 2017 - 14:16

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është betuar si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, duke vënë nënshkrimin haptas në dokumentin betues të Republikës së Kosovës.

Kjo ndodhi në seancën konstituive të kuvendit komunal i cili do të ketë 18 asamblistë, dy prej të cilëve shqiptarë.

Kjo seancë ka dështuar të fillojë në orën 12:44 meqë asamblistët shqiptarë u vonuan.