Aktuale

Së bashku për festat e fundvitit

Së bashku për festat e fundvitit
14 dhjetor 2017 • 14 : 07

Në prag të festave të fundvitit, familja Gecaj e cila gjatë tërë vitit ndihmon familje dhe individë me nevoja të ndryshme, edhe kësaj radhe ka shprehur vullnetin e mirë për të ndihmuar 50 familje skamnore. 

Aktiviteti i radhës i bamirësisë nga Gecajt, ka pasur për qëllim të sigurojë artikuj ushqimorë për 50 familje në këtë periudhë të vështirë të dimrit, por edhe t'i gëzojë fëmijët e këtyre familjeve. Ndihmat kanë përmbajtur artikuj ushqimor si miell, vaj, sheqer, mirëpo edhe artikuj të tjerë sikurse dhurata për fëmijë, pasi festave të fundvitit më së shumti u gëzohen të vegjlit.

Familja Gecaj, e ka bërë tashmë traditë organizimin e aktiviteteve të bamirësisë në prag të ndërrimit të moteve. Aktiviteti i sivjetshëm është mbajtur dje më 13 dhjetor 2017, pranë Kullës së z. Rrustem Gecaj ku janë shpërndarë ndihmat.

Me aktivitetin e sipër përmendur, familja Gecaj edhe një herë dëshmon bujarinë dhe zemërgjerësinë e saj, sepse ky nuk është aktiviteti i vetëm i bamirësisë i organizuar gjatë këtij viti. Aktiviteti i fundit i bamirësisë është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë dhuruar 10,000 euro për fëmijet me sëmundjet e zemrës në Kosovë dhe është vetëm njëri nga aktivitetet e shumta që mund të numërohen gjatë vitit 2017.

Përndryshe familja Gecaj është pronare e vreshtarisë dhe verëtarisë “Stonecastle Vineyards and Winery” L.L.C. në Rahovec i cili është prodhuesi më i madh i verës në Kosovë dhe ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.

(Artikulli i mësipërm është i sponsorizuar)

 

Image

© zëri.info