Veseli: Mujë Krasniqi ka qenë inspirim për UÇK-në

Aktuale December 14, 2017 - 12:57

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në 19-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit tha se ka qenë inspirim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli tha se në 19-vjetorin e rënies së Krasniqi kujtojnë dashurinë dhe përkushtimin e secilit prej tyre për atdheun dhe lirinë.

“Mujë Krasniqi ka qenë inspirim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në 19 vjetorin e vdekjes së tij dhe bashkëluftëtarëve që kishte atë ditë në krah, e kujtojmë dashurinë dhe përkushtimin e secilit prej tyre për atdheun dhe lirinë. Kujtimi për ta do të jetë i përhershëm”, shkruan Veseli në Facebook.