Mikullovci: Të behet ligji për pensionin shtetëror

Aktuale December 14, 2017 - 12:51

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, ka kërkuar që të miratohet ligji për pensionin shtetëror pasi siç tha ai, të gjitha shtetet e kanë.

Ky ligj u mundëson njerëzve të artit dhe shkencës e kulturës të përfitojnë pensione nga shteti për kontributin e dhënë, raprton "Zeri.info".

“Unë propozoj të behet Ligji për pensionin shtetëror. Mendoj që ne duhet ta bëjmë këtë për njerëzit eminent të artit, shkencës dhe kukturës. Duhet ta kenë një përkrahje pak më serioze”, ka thënë ai. /ZËRI/