Hoti: Mjetet nga rezerva shtetërore nuk ndahen për çështje të interesit publik

Aktuale December 14, 2017 - 12:05

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së , Avdullah Hoti ka reagur se mjetet nga rezervat shtetërore nuk janë ndarë për çështje të interesit publik,

Këtë reagim ai e ka shfaqur përmes një postimi në facebook, përcjell Zeri.info.

Deklarimi sot Kuvend për shpenzimin e mjeteve nga rezerva shtetërore
Vetëm për dy muaj, qeveria ka ndarë 2.5 mil euro mjete nga rezerva shteterore. Çdo mbledhje të qeverisë ndahen mesatarisht nga 200 mije euro. 
Shikoni vendimet e qeverisë në dy muajt e fundit nga 15 shtatori. Do të gjeni vendime ku mjetet ndahen për çeshtje jo të interesit publik dhe jo në përputhje me nenin 29 të ligjit për financat publike./Zeri.