Mustafa i kundërpërgjigjet Haradinajt

Aktuale December 14, 2017 - 11:40

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për deklaratën e Ramush Haradinaj, i cili kishte thënë se qeveria e kaluar kishte më shumë zëvendësministra, përcjell Zeri.info.

Ai përmes një postimi në Facebook e quan të pavërtetë këtë deklaratë.

LEXO EDHE: Haradinaj: Nuk lavdërohem me këtë numër të zëvendësministrave, por kemi koalicion të gjerë

“Duhet të reagoj për një të pavërtetë, që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thënë në Kuvend, se Qeveria ime ka pasur më shumë zv. Ministra. 
Numri maksimal në çdo periudhë të Qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë. 
Të gjithë emrat mund të publikohen. IM./Zeri.