Beqa: 'Kosova e re', rezultat i punës së PDK-së

Aktuale December 14, 2017 - 10:41


Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit "Kosova e re", por tha se kjo marrëveshje është rezultat i punës së ish ministrit Blerand Stavileci, raporton zeri.info. 


"Gjendemi para një fakti të pamohueshëm qe ky është një nga projektet më të rëndësishme që synon pavarësinë e ekonomisë sonë. projektet e mëdha qe ka filluar qeverisja e PDK do të jenë të prekshme për qytetarët e Kosovës", tha ai.

"Do të jete një investim prej 1.3 miliard euro dhe që do të mundësojë 10 mije vende te reja te punës", ka thënë ai.

Ai ka inkurajuar qeverinë për projekte të tilla të mëdha./Zeri.info/