E papritshme, kërkohet dorëheqja e Visar Ymerit

Aktuale December 13, 2017 - 23:01


Pas deklaratave të sotme të bëra në një interviste nga lideri i VV-së, Visar Ymeri, rreth ndodhive te fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë pasuar kritika të shumta nga aktivistët e deputetët e kësaj partie, shkruan zeri.info.

Përderisa ai është kritikuar nga deputetët si Liburn Aliu, Fitore Pacolli etj., aktivistët e Vetëvendosjes kanë kërkuar dorëheqjen e tij si kryetar i partisë. 

"Si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj dorëheqjen e Visar Ymerit nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!Ky njeri nuk përfaqëson më interesat, qëndrimet dhe parimet e Lëvizjes Vetëvendosje", ka shkruar Valmir Ajeti, aktivist i LVv-së./Zeri