Deputetja e VV-së kundër Visar Ymerit

Aktuale December 13, 2017 - 22:46

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka kundërshtuar pozicionimin që kryetari i kësaj partie ka dhënë në një intervistë që ka përfunduar para gjysmë ore.

Ajo ka shkruar se Ymeri sot vendosi veten mbi organin më të lartë të VV-së, përderisa shtoi se nuk pajtohet aspak me të.

“Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. 

Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. 

Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. 

Ky është privatizim. Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to”, ka shkruar Pacolli