Vijnë reagime të reja kundër Visar Ymerit, e quajnë kryetar të pasinqertë

Aktuale December 13, 2017 - 22:27

Anëtari i Këshillit të përgjithshëm të Vetëvendosjes, Nazmi Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj  liderit të VV-së Visar Ymerit, raporton Gazeta Blic.

Berisha, e ka quajtur të pasinqertë kryetarin e kësaj partie, sipas tij intervista e sotme e dhënë nga Ymeri, tregon një papërgjegjësi të papranueshme.

Sipas Berishës, intervista e  Ymerit tregon haptazi qëllimin e tij që ta largojnë Albin Kurtin nga kreu i partisë.

Shkrimi i plotë:

Një kryetar i pasinqertë
u shpërfaq sonte Visar Ymeri. 

Pavarësisht vullnetit për vetëpërmbajtje, e kam të pamundur pa zbrazur zemrën para partisë sime.

Vetë pranimi të rrëfehet para Adriatik Kelmendit, kur së pari ai duhet të shprehej para organizatës së tij ,tregon një papërgjegjësi të papranueshme.

Shpjegimi i rregullave të demokracisë sipas gustos së tij, si definicion që nuk e gjen në asnë leksikon gjuhësor, shpërfaq qëllimin tashmë të përfolur gjatë, por të fshehur para opinionit, për të larguar Albinin nga kreu i partisë, si kompromis për uljen e kohezionit, kur ai ka përkrahjen plebiscitare të anëtarësisë, ndërsa vetë është i gatshëm për një mandat të dytë kur ka vetëm përkrahjen e pakicës, si shpëtim të partisë nga përqarja, sqaron dhe zgjidh shumë enigma që lidhin të vërtetën për LVV.


Për ta bërë absurdin të plotë në fund ishte ofrimi i vetëmohimit Albinit, për ruajtjen e unitetit që nuk ishtë tjetër veqëse një shantazh apo dëshirë ogurzeze e ngjashme me dëshirën e dikurshme të Mark Krasniqit kur i kishte dëshiruar Adem Demaqit pas daljes nga burgu vetëvrasjen për të ruajtur unitetin kombëtar.

Visar Ymeri, në emër të rregullave demokratike që i ke pranuar dhe nënshkruar vetë, thirr Këshillin e Përgjithshëm të LVV, ndryshe për ne nuk je kryetar, veq një uzurpator!