Nesër mblidhet Kuvendi

Aktuale December 13, 2017 - 15:02

Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës palramentare.

Në mesin e pikave të rendit të ditës që do të diskutohen në të janë shqyrtimi i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,  raportit vjetor të Avokatit të Popullit si dhe atij të Fondit të Kursimeve pensionale.

Ky është rendi i ditës 

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
5. Shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
7. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2018,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,
9. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.