Pacolli ia dërgon një urim shtetit që nuk e ka njohur ende Kosovën

Aktuale December 13, 2017 - 13:36


Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka uruar homologen e tij nga shteti kenian për ditën e Pavarësisë, edhe pse Kenia nuk e njeh Kosovën shtet.

Në urimin e tij, kryediplomati e ka bërë në emër të Presidentit Hashim Thaçi dhe të gjithë popullit.

 “Në emër të Presidentit Thaçi dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, dëshirojë t’ju përcjellë urimet më të sinqerta Juve dhe popullit Tuaj, përderisa Ju shënoni 54 vjetorin e Pavarësisë së kombit Tuaj më 12 Dhjetor, 2017”, ka uruar Pacolli shtetin afrikan.

Bashkë me urimin, ministri ka shprehur dëshirën e tij që përvjetori i Kenias, e 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës të shërbejnë si një pikënisje për hapjen e portave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Nëpërmjet rrjetit social FB, Behgjet Pacolli, Ministri i Jashtëm i Kosovës, i cili ndodhet prej disa ditësh në SHBA ka dhënë një lajm të shumëpritur.

Ndryshe, shefi i diplomacisë kosovare ka takuar homologen e tij keniane  gjatë vizitës në SHBA, në  shtator të këtij viti, ku ishte folur për njohjen e Kosovës.

“Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën”, kishte shkruar Pacolli në Facebook.