Çohu: Partitë politike-dera e punësimeve

Aktuale December 13, 2017 - 12:03

Organizata "Çohu" dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Proportr, sot kanë publikuar hulumtimin për punsimet e zyrtarëve në pozitat e larta vendimarëse të cilat kanë lidhje me partitë politike.

Besnik Boletini nga Organizata "Çohu" tha se prej vitit 2010 deri në vitin 2016 kanë identifikuar 406 zyrtarë që janë punësuar duke pasur lidhje me partitë politike.

Sipas hulumtimeve të kësaj organizate patronazhi politik është i pranishëm nëpër të gjitha institucionet si qendrore dhe ato lokale./Zeri.